E dhimbshme/ Ja çfarë thonë njerëzit para se të vdesin!

Ndryshe

E dhimbshme/ Ja çfarë thonë njerëzit para se të vdesin!

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 07:08
ilustrim

Një grup infermieresh që kujdesen për pacientët me sëmundje të rënda në Spitalin Universitar “Royal Stoke” në Staffordshire, kanë rrëfyer disa nga fjalët e fundit prekëse të pacientëve para se ata të vdesin.

Infermierët pohojnë se pacientët shpesh duan të shohin kafshët e tyre shtëpiake për herë të fundit, ndërsa të tjerë thjesht kërkojnë një filxhan çaj.

Ndërkohë një infermiere përshkruan një rast mjaft unik dhe prekës ku një çift të moshuarish, të dy me sëmundje të rëndë, i kërkuan t’u afronin shtretërit pranë njëri-tjetrit që të kishin mundësi të kapeshin nga duart. Ata ndërruan jetë brenda 10 ditësh pas njëri-tjetrit.

Sipas infermierëve ka edhe nga ata pacientë që shprehen se jeta e tyre ishte shumë e shkurtër dhe janë penduar që nuk e kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet. Studime të mëparshme nga Universiteti i Karolinës së Veriut kanë zbuluar se pacientët me sëmundje të rëndë janë më optimistë seç mund të pritej, madje u kërkojnë familjarëve të mos mërziten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat