Ky është momenti i pabesueshëm kur një gjarpër i vogël vendos të luftojë me një kobra, duke ia ngulur dhëmbët direkt në fytyrë.
Fotot janë bërë nga Vivek Patel në Indi.
21-vjeçari tha se ishte e pabesueshme të shihje se si gjarpri i vogël kafshonte kobrën.
Kjo e fundit nuk luftoi, por u largua me dhëmbët e gjarprit të vogël në fytyrë.
Nëse kobra do e kishte kafshuar, gjarpri i vogël do kishte ngordhur në vend.
Kobrat kanë helm kaq të fuqishëm, sa mund të vrasin një elefant.
Por sërish ata nuk janë gjarprinjtë me helmin më të fuqishëm.
I ashtuquajturi gjapri blu koral ka një helm kaq të fortë, sa preja e tij janë kobrat mbretërore.
Po sot, ndër lajmet kryesore më të lexuara të BBC, thuhet se helmi i gjarprit blu koral mund të jetë përgjigjia për lehtësimin e dhimbjeve.
Një studim i fundit ka zbuluar se helmi i këtij gjarpri shënjestron receptorët e dhimbjes tek njeriu.
Për këtë arsye, ai mund të përdoret me efikasitet si metodë trajtimi mjekësor.
“Shumica e gjarpërinjve kanë një helm të ngadalshëm, që vepron si një qetësues i fuqishëm. Ty të vjen gjumë, ngadalë, përpara se të vdesësh,” thotë Dr. Bryan Fry.
“Por helmi i këtij gjarpri vepron menjëherë për shkak se ai kafshon kafshë shumë të rrezikshme, që duhen vrarë me shpejtësi përpara se të hakmerren. Ai është vrasësi i vrasësve”.
“Helmi i tij shënjestron kanalet e natriumit tek njeriu, që janë thelbësore për transmetimin e dhimbjeve. Kjo mund të përdoret nga ne për të lehtësuar dhimbjet”.
Gjendrat e helmit tek ky gjarpër janë gjigande, ato shtrihen në gati një të katërtën e trupit prej dy metrash.
Megjithatë ka një problem: shumica e habitatit të tij është shkatërruar.
Fry thotë se deri më tani kanë parë vetëm dy gjarpërinj të tillë në gjendje të egër.
“Disa njerëz thonë se një gjarpër i mirë është një gjarpër i ngordhur. Ne po punojmë për të kundërtën”.