Gabimi që shumë nëna bëjnë në veturë, ia morri jetën foshnjës

Ndryshe

Gabimi që shumë nëna bëjnë në veturë, ia morri jetën foshnjës

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:56
Ilustrim

Djaloshi 2-vjeçar ka vdekur pasi qafa e tij kishte ngecur aksidentalisht në një dritare të veturës.

Logan Vanderkleed nga Indiana, pësoi dëmtime në tru, të cilat nuk mund t’i përballojë dot.

Sipas nënës, Logan kishte shtypur gabimisht me këmbë butonin për mbylljen e dritares, ndërsa ishte duke shikuar në dritare, ndërsa ishte vetëm në veturë.

Duke luftuar për jetën e tij dhe në pamundësinë për të marrë frymë, Logan u dërgua në Spitalin e Fëmijëve në Riley.

Raste të tilla ishin të rralla gjatë vitit 2017, ndërsa autoritetet po paralajmërojnë që nënat e tjera të mos bëjnë një gabim të tillë.

Sipas Go Fund Me, fëmija nuk reagonte ndaj asnjërit prej testeve të cilët iu bënë, derisa mjekët nuk ishin optimist për jetën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat