Kroati shkon në peshkim, por nxjerrë diçka të frikshme

Ndryshe

Kroati shkon në peshkim, por nxjerrë diçka të frikshme

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:14
ilustrim

Ivica M. është një peshkatar nga Pitomaca e Kroacisë. Ai merret me peshkim një kohë të gjatë, ndërsa për herë të parë duke peshkuar në lumin Danub i ka ndodhur diçka e papritur.

Derisa mendonte se ishte kapur një peshk, ai nxitoi të nxirrte grepin nga uji.
E thirri për ndihmë edhe një shok që po peshkonte aty pranë. Por kur e nxorën e panë e ishte kapur kafka njeriu.

Ata e thirrën menjëherë policinë, që u morri edhe deklaratat.

Në bazë të vlerësimeve të para, besohet se kafka është e një mashkulli, dhe se ka qëndruar në ujëra për disa dhjetëra vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat