Hoqi dorë nga meshkujt për të bërë seks me fantazma, pretendon se 20 prej tyre kanë qenë në shtratin e saj

Ndryshe

Hoqi dorë nga meshkujt për të bërë seks me fantazma, pretendon se 20 prej tyre kanë qenë në shtratin e saj

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Amenthyst Realm

A ju ka ndodhur të mërziteni nga seksi me njerëz, dhe ta shqyrtoni seriozisht mundësinë që të lidheni me një fantazmë?

Mund të tingëllojë si diçka qesharake dhe të pamundur, por sipas një grua nga Bristoli një gjë e tillë është e vërtetë.

Amenthyst Realm pretendon se ka bërë seks me 20 fantazma të ndryshme gjatë 12 viteve të fundit, dhe është e bindur se ata janë shumë më të mirë sesa meshkujt kur janë në shtrat.

27-vjeçarja është paraqitur së fundmi në programin e mëngjesit, ku trajtohen tema të ndryshme.

Realm, që është “këshilltare e udhërrëfyesit spiritual” ka deklaruar se e gjitha filloi kur ajo dhe i fejuari i saj (asokohe) u shpërngulën në një shtëpi të re, ku vërejti prezencën e fantazmave.

Duke folur me Phillip Schofield dhe Holly Willoughby, Realm tha: “E gjitha filloi si një energji që me kalimin e kohës u shndërrua në diçka fizike. Fillova të ndjej një shtrëngim në fyt dhe pjesë tjera të trupit. Por është interesant se gjithmonë jam ndjerë e sigurt, kur bëja seks me ata”.

Por edhe pse kurrë nuk mund t’i sheh fantazmat, ajo pretendon se mund t’i ndjejë.

Ajo pranoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një fantazmë për më shumë se tre vite, derisa partneri e zuri në vepër. Dhe prej atëherë ajo ka filluar të eksperimentoj me fantazma tjerë dhe madje ka menduar të mbetet shtatzënë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat