Bunkeri më i madh dhe luksoz, në rast të fatkeqësive nukleare

Ndryshe

Bunkeri më i madh dhe luksoz, në rast të fatkeqësive nukleare

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:08
Pamje nga video

Oppidium është bunkeri më i madh ndonjëherë, që ndodhet në një zonë në afërsi të Pragës së Çekisë.

Objekti nëntokësor që mbron nga fatkeqësitë nukleare, është ndërtuar në themelet e një ndërtese ushtarake, ndërsa pritet të shfrytëzohet nga një familje e pasur në rast lufte bërthamore.

Nuk është bërë i ditur pronari, që ka investuar shumë në këtë hapësirë, ku ka pishinë, spa, dhomë për ushtrime, si dhe sistem për komunikim me jashtë.

Ky bunker ka edhe qendrën për kontrolle mjekësore dhe dhomën e konferencave, në mesin e gjërave luksoze, që ofrojnë kushte për të jetuar aty deri në dhjetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat