Drita krishtlindjesh të blera para 48 vjetësh

Ndryshe

Drita krishtlindjesh të blera para 48 vjetësh

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:15
Ross Shaddick

Kur Ross Shaddick i ndez dritat në pemën e Krishtlindjes në shtëpinë e tij, ai krenohet me faktin që ato janë një dekadë më të vjetër se ai.

Edhe më interesant është fakti që asnjë llambë e tyre nuk është prishur asnjëherë.

38-vjeçari Shaddick jeton në Plymouth të Anglisë dhe thotë se nëna e tij i bleu dritat në vitin 1969 për tre pound.

Sipas agjencisë se lajmeve South West News Service, edhe pse dritat erdhën me një sasi rezervë llambash, Shaddick thotë se ai asnjëherë nuk kishte nevojë t’i zëvendësonte ato.

Sa për krahasim, ai tregon se para dy vjetësh bleu disa drita krishtlindjesh LED për rreth 25 dollarë, dhe tashmë gjenden në koshin e plehrave.

Shaddick shpreson që këto drita të vjetra të arrijnë ta festojnë 50 vjetorin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat