Tragjedia e një 26-vjeçare në Zelandën e Re, martohet dhe vdes në të njëjtën ditë

Ndryshe

Tragjedia e një 26-vjeçare në Zelandën e Re, martohet dhe vdes në të njëjtën ditë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:50
Pamje nga cermonia

Një 26-vjeçare nga Zelanda e Re nuk pati kohë as të shijonte festën e dasmës së saj. Jamieka McCarthy Harford vdiq vetëm pak minuta pas ceremonisë martesore, duke lënë të gjithë të shokuar. Vajzë e re vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshorti i saj ishte i shkatërruar nga ajo që ndodhi, i cili brenda pak çastesh përjetoi lumturinë dhe dhimbjen më të madhe. “Jamieka ishte shumë e lumtur që u martua dhe ceremonia doli shumë e bukur, plot dashuri.

Ajo ishte personi më i sjellshëm në botë, e donte shumë jetën dhe vinte gjithmonë në vend të parë të tjerët sesa veten e saj”- tha familja e 26-vjeçares.
Simptomat e para u shfaqën në fillim të ceremonisë, e cila u zhvillua më gadishullin Whangaparaoa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat