Shkon për të takuar gruan që njohu në internet, burri i martuar merr “surprizën” më të hidhur…

Ndryshe

Shkon për të takuar gruan që njohu në internet, burri i martuar merr “surprizën” më të hidhur…

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:10
Rrahja

Ky burrë i martuar bëri plot 1,142 kilometra për t’u takuar me një grua që kishte njohur në internet. Por ajo që nuk priste, ishte që në vend të saj, të takonte bashkëshortin dhe shokët e tij.

Dhe këta të fundit nuk ishin aspak të lumtur për këtë takim…

Burri, i identifikuar vetëm me emrin Liu u rrah në publik në Fuyuan të Kinës dhe ky moment u filmua nga kalimtarë të rastit.

Sipas të përditshmes Metro, ai kishte udhëtuar nga Kina qendrore për në jugperëndim të vendit, në provincën e Yunnan, për t’u takuar me Duan, një grua që e kishte njohur në internet.

Në videon e publikuar nga mediat, tregohet momenti kur Liu mbahet ndaj një peme dhe goditet me rripa. Ky turpërim publik u pa nga një turmë njerëzish, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar, por nxorën telefonat dhe e filmuan.

Dyshohet se bashkëshorti kishte nuhatur për tradhtinë e gruas, pasi kishte kontrolluar faqen e saj në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat