Biologu shfaqë momentin e rrallë, kur merimanga largon komplet lëkurën

Ndryshe

Biologu shfaqë momentin e rrallë, kur merimanga largon komplet lëkurën

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:30
Pamje nga video

Jake Giannino nga Victoria e Australisë, ka zënë momentin e rrallë kur një merimangë e vogël, ka larguar në tërësi lëkurën e vjetër.

Filmimi i përshpejtuar që ka postuar 23-vjeçari, shfaqë procesin e përvitshëm që e realizojnë këto insekte, por që vështirë të shihet kaq pranë.

“Kjo procedurë mund të kapet vetëm njëherë në jetë, pasi zakonisht duhet të pritet tërë natën. E veçantë është se ndodhi gjatë ditës”, ka shkruar Giannino lidhur me rastin.

Më tej, biologu ka thënë se gjithçka ndodhi për dhjetë minuta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat