Balena 25 tonëshe shpëton zhytësit nga peshkaqeni 5 metra, i “strehon” prapa bishtit

Ndryshe

Balena 25 tonëshe shpëton zhytësit nga peshkaqeni 5 metra, i “strehon” prapa bishtit

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:32
Pamje nga video

Një video e pazakontë që po qarkullon në internet, shfaq një balenë gjigante e cila me trupin e saj mbron dhe fsheh biologët e marinës që ishin zhytur dhe rrezikoheshin nga peshkaqeni që u ishte afruar shumë.  Videoja është filmuar në ujërat e ishujve Cook.

Nan Hauser, 63-vjeçe, ka deklaruar se balena e kishte mbrojtur atë dhe ekipin e saj nga peshkaqeni pesë metra që sillej rreth tyre, duke i fshehur prapa bishtit gjigant.

Më pas balena i kishte shtyrë me gojë dhe kokë sa më larg peshkaqenit. Kjo balenë peshon 25 tonë dhe është e gjatë 14 metra, kurse siç shihet në video në një moment e fsheh prapa bishtit biologen dhe për pak sekonda e nxjerr nga uji.

Nan ka deklaruar se ky incident kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar dhe është dëshmi sesi balena bën të pamundurën për t’i shpëtuar qeniet tjera, përfshirë edhe njerëzit, vetëm se deri më tani nuk është dokumentuar me ndonjë video.

Ajo madje e ka krahasuar balenën me zjarrfikësin që është i gatshëm të futet në zjarr për të shpëtuar jetën e një të panjohuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat