Nëna e pamëshirshme ngre në ajër për flokësh vajzën 3-vjecare dhe e përplas në tokë

Ndryshe

Nëna e pamëshirshme ngre në ajër për flokësh vajzën 3-vjecare dhe e përplas në tokë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 09:57
Pamje nga video

Një nënë nga Argjentina është filmuar duke dhunuar barbarish vajzën e saj vetëm 3-vjece.

Ajo e godet atë mizorisht dhe më pas e ngre në ajër duke e kapur për flokësh dhe e përplas në dysheme.

Mediat argjentinase shkruajnë se në banesën e tyre kishte humbur një pajisje dhe nëna akuzonte për këtë gjë vajzën e saj.

Ajo u filmua duke goditur vogëlushen në kokë ndërsa i thoshte: “Ma jep tabletin, pse harron ku i vë gjërat, nëse dikush tjetër e merr atë, do të të vras”.

Video u filmua fshehurazi nga kushëriri i fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në Bahia Blanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat