10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kur bebja fle

Ndryshe

10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kur bebja fle

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:59
Ilustrim

Në momentin që bebet i zë gjumi nëna mundohet të bëjë gjithçka që ai të mos zgjohet.

Megjithatë janë disa veprime që nuk duhet t’i bëni për ta bërë gjumin e fëmijës sa më cilësor.

Ja për cilat bëhet fjalë:

  • Mos e mbuloni tepër fëmijën ndërsa fle.
  • Mos e spostoni fëmijën nga vendi ku po fle.
  • Nëse fle me një pellush mos ja hiqni nga dora.
  • Mos ja hiqni asnjëherë biberonin fals nga goja. Nëse fëmija e ndien, do të zgjohet.
  • Mos bëni zhurmë. Fëmija ka nevojë për qetësi në momentin që është duke fjetur, njësoj si edhe të rriturit.
  • Nuk duhet të vendosni muzikë, madje as me zë të ulët.
  • Nëse fëmija nuk është në javët e para pas lindjes, nuk duhet ta zgjoni për ta ushqyer.
  • Ndërsa fëmija fle nuk duhet ta lini vetëm në shtëpi. Ju nuk duhet të largoheni kurrsesi nga shtëpia qoftë edhe për pak minuta.
  • Fëmija nuk duhet të flejë në vende që nuk janë të sigurta. Mund të bjerë dhe të vritet.
  • Mos lejoni askënd ta zgjojë nga gjumi edhe nëse ai person ka ardhur posaçërisht për të luajtur me të.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat