Arkitekti shndërron gypat e ujit në shtëpi praktike për dy persona, brenda të cilave nuk mungon asgjë

Ndryshe

Arkitekti shndërron gypat e ujit në shtëpi praktike për dy persona, brenda të cilave nuk mungon asgjë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 22:14
Pamje nga video

Një arkitekt nga Hong Kongu ka shpikur atë që ai beson se është një zgjedhje për qytetin e mbipopulluar, duke i shndërruar gypat e ujit në shtëpi të vogla.

Kompania OPod Tube Housing ka për qëllim që gypat e ujit në një diametër prej mbi 2.5 metra, t’i shndërroi në “mikro-shtëpi” me 100 metra katrorë.

Arkitekti James Law shpreson që me dizajnimin e këtyre shtëpive të gjejë zgjidhjen e banorëve që kanë problem me mungesë të hapësirës së ndërtimit të shtëpive, të cilat njëkohësisht do të jenë të përballueshme për xhepin e çdo familje në Hong Kong.

Me një popullsi prej 6690 banorë në një kilometër katrorë sa ishte në vitin 2014, Hong Kongu ka tregun më të zhvilluar në botë të patundshmërive.

Gypat janë të dizajnuar për të akomoduar një ose dy persona dhe kanë dhomë gjumi, mini-frigorifer, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për rroba dhe gjësende tjera.

Sipas Law, gypat janë shtëpi praktike të përshtatshme për të rinj dhe të moshuar, ashtu siç edhe autoritetet e këtij vendi janë duke kërkuar alternativa për ta zgjidhur këtë problem.

Edhe pse gypat janë shumë të rëndë ku secili prej tyre peshon 22 tonë, ato janë të lehta për t’u montuar dhe munden pa ndonjë problem të ngjiten me njëra-tjetrën.

Këto “shtëpi” janë në fazën e prototipit, por nëse jepet drita e gjelbër nga autoritet, atëherë ato pritet të kushtojnë rreth 15 mijë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat