Zbath këpucët dhe i dhuron dikujt që e pa në tren, thotë se po i ngriheshin këmbët

Ndryshe

Zbath këpucët dhe i dhuron dikujt që e pa në tren, thotë se po i ngriheshin këmbët

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:55
Pamje nga treni

Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta së fundi kanë goditur Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Shumë persona humbën jetën dhe dëme të mëdha iu shkaktuan gjithë vendit, por kjo gjë nuk e ka ndaluar një person që të tregojë anën e tij humane.

Një person ka zgjedhur që të tregohet mjaft i kujdesshëm dhe human sa t’i dhurojë këpucët e tij dikujt tjetër që thotë se po i ngriheshin këmbët.

Duke dëshmuar se ka ende njerëz të mirë në botë, akti i mirëdashjes u kap nga shoku i tij pasagjerë, i cili e postoi atë më pas në rrjetet sociale.

Postimi në fjalë ka arritur mbi 17 mijë shpërndarje, ka marrë një shpërthim falënderimesh për bujarinë e të panjohurit.

Bell, ishte duke marrë trenin për në shtëpi kur vuri re një të pastrehë që ishte ulur përballë.

Thuhet se personi përballë kishte të veshura këpucë të dëmtuara dhe shumë palë çorapesh në përpjekje  për të mbajtur këmbët e tij të ngrohta. Njerëzit e kanë uruar atë që të ketë mbarsi dhe gjithmonë që të dy të kenë çfarë të hedhin mbi trupin e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat