Polici shkon të vendosë gjobë, por zbulon se është makinë prej dëbore

Ndryshe

Polici shkon të vendosë gjobë, por zbulon se është makinë prej dëbore

Më: 20 janar 2018 Në ora: 06:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një skulptor nga Montreali, Kanada, i quajtur Simon Laprise, vendosi të shfrytëzojë borën e rënë gjatë stuhisë, duke realizuar një makinë.

Por, rregullat në qytet thonë se në rast bore, makinat nuk duhen parkuar pranë vendbanimeve, në mënyrë që të lehtësojnë punën e borëpastruesve.

Duke qenë se policia patrullon gjatë gjithë kohës, artistit i shkoi në mendje që t’u bënte një lojë policëve.

Në momentin që një makinë policie afrohet, oficerit nuk i shkoi në mendje se mund të ishte skulpturë, kështu që ai kërkon përforcime.

Por, kur afrohen kuptojnë shkakanë e hidhur dhe vendosin një “fletë gjobe” mbi të.

Në të shkruhej:

“Na bëre për të qeshur, hahahaha”.

Policët e kanë marrë me sportivitet këtë dhe të nesërmen artisti është kënaqur me veten e tij, pasi vërtetë ia arriti qëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat