Zbulohen gazeta të vitit 1889 dhe cigaret e mbretëreshës Victoria

Ndryshe

Zbulohen gazeta të vitit 1889 dhe cigaret e mbretëreshës Victoria

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:18
Ilustrim

Gjatë restaurimit të Buckingham në Londër, nën dysheme janë zbuluar pjesë të gazetës së datës 7 nëntor 1889, koleksione dhe disa kuti me cigare nga shekulli 19.

Bëhet fjalë për brendet Player's Navy Cut, Woodbine dhe Piccadilly. Besohet se ato i kanë hedhur oborrtarët e mbretëreshës Victoria.

Pjesa e gazetës Evening Standard është gjetur në dhomën nën apartamentin e mbretëreshës Elizabeth II. Aty është edhe letra e një konti nga Chesterfield, të cilën ia kishte shkruara pasardhësit të tij.

Familja mbretërore publikoi video dhe fotografi të veprave, dhe objekteve të zbuluara. Ata treguan se ato ishin gjetur nga punëtorët që po rinovonin rrjetin elektrik dhe atë të ujit, i cili nuk është riparuar që nga viti 1950. 

Punimet filluan në prill të vitit të kaluar dhe do të përfundojnë në vitin 2027. Pallati ka 775 dhoma, 1.514 dyer dhe 760 dritare. Shpenzimet e renovimit janë 418 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat