Bën “surf” mbi valët 25 metra të larta

Ndryshe

Bën “surf” mbi valët 25 metra të larta

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:30
Pamje nga video

Të gjithë ata që kanë frikë nga uji e në veçanti nga dallgët e mëdha, sigurisht se do të tmerroheshin po të ishin në vendin e 32-vjeçarit, i cili dukej se kishte kontrollin e plotë derisa po bënte “surf” në bregun e Portugalisë.

Bëhet fjalë për djalin e një burri me prejardhje gjermano-austriake, Sebastian Steudtner, i cili është rritur në Nuremberg në pjesën veriore të Bavarisë së Gjermanisë.

Qysh si 9-vjeçar kishte filluar të merret me “surf” në bregdetin e Francës. Kurse në vitin 2001, si 16-vjeçar shkoi në ishullin e Havait, Maui ku edhe filloi karrierën si “surfer” profesionist.

Më 15 dhjetor të vitit 2004, ai filloi të fiksohet pas valëve të mëdha dhe kështu udhëtoi në ishullin Peahi, ku sfidoi veten në valët mbi 25 metra të larta.

Videoja e publikuar më poshtë tregon momentin kur ai qëndron mbi valët e mëdha, dhe arrin të shmang më të keqen, duke i dëshmuar botës së është profesionist i vërtetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat