Gjendet anija e mbytur 137 vjet më parë

Ndryshe

Gjendet anija e mbytur 137 vjet më parë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:03
Anija

Një ekip i zhytësve ka gjetur një anije të fundosur 137 vjet më parë në fund të liqenit Huron në Kanada.

Anija me 28 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi në bord ishte zhdukur gjatë një nate me stuhi më 24 nëntor 1881. Ekipi që e zbuloi atë tha se anija ishte e paprekur.

Historiani detar Scott Cameron thotë se ky zbulim është i rëndësishëm për atë pjesë të Kanadasë, pasi nuk ka shumë anije nga ajo kohë.

Image

Në ditët pas zhdukjes, disa pjesë të anijes dhe sendet personale të udhëtarëve u gjetën, por anija nuk është gjetur deri më tani.

Në këtë aksident kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat