Vëllai vdes pak para se të martohej, ajo çfarë bën e motra është prekëse

Ndryshe

Vëllai vdes pak para se të martohej, ajo çfarë bën e motra është prekëse

Më: 28 janar 2018 Në ora: 06:09
Catherine dhe Shaun Karter

Humbja e vëllait ishte një ngjarje shumë e rëndë për Catherine Karter.

Për më tepër, ajo ndodhi pak javë para se ajo të kurorëzonte lidhjen e saj në martesë.

Por data e dasmës tashmë e caktuar, nuk mund të kalonte ashtu, pa prezencën e vëllait. Ajo që Catherine Karter bëri është drithëruese dhe në dasmë preku shumë njerëz.

Një dizenjues që ajo pajtoi për dasmën, arriti të përfshijë në imazhe portretin e Shaun, djaloshit 29-vjeçar që tashmë kishte ikur nga kjo botë.

Siç mund të shikoni pamjet e mëposhtme të publikuara nga NDTV, në foto, Catherine shihet duke pozuar së bashku me nënën dhe babain dhe ku disi më zbehtë shfaqet vëllai, Shaun, i cili i ka hedhur dorën në shpatull.

Djaloshi Shaun humbi jetën në një aksident në një ndërtim ku ai punonte në Cirencester të Gloucestershire në muajin maj.

Catherinë, duke iu gëzuar martesës me John Floëer, thotë se gëzimi që ndjeu për praninë virtuale të vëllait, ishte i fortë:

“Duke parë atë në foto, ishte një mrekulli, unë nuk mund të ndal dot së qari”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat