Një dasmë të tillë asnjë nuse nuk do ta dëshironte

Ndryshe

Një dasmë të tillë asnjë nuse nuk do ta dëshironte

Më: 29 janar 2018 Në ora: 22:50
Nichola Touhy

Një dasmë prej 12,000 paundësh përfundoi në katastrofë, kur nusja humbi ceremoninë para se të shkonte në pritjen ku ajo u braktis nga i fejuari i saj. Nichola Touhy, 46 vjeç, nga Hornchurch, Angli, u vonua në ditën e tyre të madhe dhe për dhëndrin kjo ishte arsye e mjaftueshme për t’i dhënë fund gjithçkaje.

Nëna e tre fëmijëve, kishte gjithashtu një makiazh katastrofë, ndërkohë që shoqëruesja e saj e braktisi dhe harroi lulet e vajzës kur ajo po përgatitej.

Touhy tha për The Sun që përgatitjet e dasmës ishin perfekte, por gjithçka u kthye në kaos kur ajo nuk arriti të shkonte në kohë në kishë.

Pa fustanin e saj dhe atë të vajzës, vetëm një gjysmë ore për t’u bërë gati dhe në një situatë ku asgjë nuk po shkonte sipas planit, ajo mori një telefonatë nga një shoqëruese e saj që i thoshte se nuk mund të vinte dot në dasmë sepse ishte sëmurë.

Në këtë situatë, i fejuari i saj nuk u tregua mirëkuptues dhe e braktisi atë. Çifti ishte takuar në vitin 2014 dhe kishin vendosur të martoheshin, po si duket gjithçka u përmbys nga vonesa e nuses për në ceremoninë e dasmës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat