Fotografoi tigrin në pozicion shumë të rrallë, e pa rastësisht pas katër vitesh

Ndryshe

Fotografoi tigrin në pozicion shumë të rrallë, e pa rastësisht pas katër vitesh

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 08:01
Ilustrim

David Ogden ka bërë fotografi në të ashtuquajturin Tempulli i Tigrave në Tajlandë, që tashmë është e mbyllur për vizitorë.

Në shkrepjet e bëra, 45-vjeçari zuri një tigër që ishte hedhur nga uji dhe dukej sikur po mbahej në bisht.

Image
Tigri në kërcimin e rrallë

“Tërë dosjen e fotografive që i realizova më 2014, i gjeta pa dashje teksa po kërkoja për diçka tjetër. Kur i postova, nisa të marr shumë pëlqime në njërën fotografi”, ka shpjeguar Ogden.

Ndjekësit e tij, e kishin krahasuar pozitën e tigrit, sikur të personazhit nga filmi i animuar Winnie the Pooh, që lëvizë duke kërcyer me bisht.

Image
Personazhi nga filmi i animuar

Tashmë imazhi është shpërndarë në internet, meqë shumë rrallë mund të shihet kjo gjallesë në këtë pozicion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat