Zbulohet sekreti i fotografisë më të njohur të luftës - Bota Sot
Zbulohet sekreti i fotografisë më të njohur të luftës

Ndryshe

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Zbulohet sekreti i fotografisë më të njohur të luftës

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 23:39
Ilustrim

Eddie Adams regjistroi vrasjen e një burri pikërisht kur plumbi hyri në kafkën e tij.

Pistoleta u drodh në krahun e ushtarit, ndërsa fytyra e të burgosurit u tkurr nga  plumbi që i hyri në kafkë.

Është e vështirë të mos ndieni si dëshpërim dhe faj në të njëjtën kohë, duke e ditur se po shikojmë një foto të marrë saktësisht në kohën e vdekjes.

Ekspertët e balistikës thonë se kjo foto - e cila është bërë e njohur si "Ekzekutimi i Saigonit" - tregon një mikrosekondë në të cilin plumbi hyri në kokën e njeriut.

Fotografia e Eddie Adams, në të cilën gjeneral brigade Nguyen Ngoc vret të burgosurin Nguyen Van Lema, një anëtar i Frontit Nacionalçlirimtar të Vietnamit të Jugut, konsiderohet si një nga fotot më të fuqishme të Luftës së Vietnamit.

Ajo është shtypur në të gjitha gazetat anembanë botës dhe është bërë simbol i brutalitetit dhe anarkisë së luftës.

Por fotografia nuk të shpjegojë plotësisht rrethanat dhe atmosferën në rrugët e Saigonit më 1 shkurt 1968, dy ditë pasi forcat e Ushtrisë Popullore të Vietnamit të Veriut dhe Viet Kong, ose Fronti për Çlirimin Kombëtar të Vietnamit Jugor, filluan ofensivën. Dhjetëra qytete në jug të Vietnamit u pushtuan nga një veprim i papritur.

Lufta e rëndë e rrugëve e shndërroi Saigonin në një vend të fshehtë dhe kaosi u ngrit kur ushtria vietnameze e Jugut arrestoi një udhëheqës të dyshuar të Grupit të Viet Kong, Nguyen Van Lema, në vendin e një varri masiv me mbi 30 civilë.

Adams filloi të bëjë fotografi për aq kohë sa një grup ushtarësh detyruan Van Lem në drejtim të xhipit të gjeneralit Loan.

Loan qëndroi pranë Lema para se të drejtonte revolen në kokën e të burgosurit.

“Mendova se ai vetëm do ta kërcënonte ose do ta ngacmonte, kështu që unë automatikisht e mora aparatin dhe bëra një fotografi”, tha Adams më vonë.

Besohej se Lem kishte vrarë një grua dhe gjashtë fëmijë të njërit nga kolegët e Loan, kështu që oficeri shkrepi plumbin.

Adams bëri foton më 1 shkurt 1968, dhe një vit më vonë fitoi çmimin Pulitzer.

Ai dhe Loan qëndruan në kontakt, madje u bënë miq pasi gjenerali fluturoi nga Vietnami i Jugut në SHBA në fund të luftës. Por pas mbërritjes,  Zyra e Emigracionit deshi ta depërtojë për shkak të fotografisë së Adams.

Ata i kërkuan Adams të dëshmonte kundër Lohanit, por ky bëri pikërisht të kundërtën. Adams madje u shfaq në televizion për të shpjeguar rrethanat e fotografisë. Kongresi më në fund ka shfuqizuar depërtimin dhe Lohan u lejua të qëndrojë.

Adams bëri karrierë të madhe fotografike. Ai fitoi më shumë se 500 çmime për reporterin më të mirë të fotografisë dhe shkoi në  13 lufta të tjera.

Përkundër çdo gjëje që ai arriti pas Vietnamit, momenti i fotografisë së tij më të famshme e ndoqi gjatë gjithë jetës, transmeton KosovaPress.

“Dy vetë u vranë me këtë foto”, shkroi Adams pas vdekjes së gjeneralit Loan nga kancer në vitin 1998. “Gjenerali vrau Viet Kongun dhe unë vrava gjeneralin tim me aparatin tim", tha Adams, i cili vdiq në 2004, në moshën 71-vjeçare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test