Flirton me tjetrën dhe ia nuhatë brekët, tronditet partnerja që pa gjithçka

Ndryshe

Flirton me tjetrën dhe ia nuhatë brekët, tronditet partnerja që pa gjithçka

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Pamje nga video

I dashuri tradhtar, është dashur t’i arsyetohet partneres, pasi flirtoi me tjetrën dhe ia nuhati brekët në lokalin për larjen e rrobave.

Kjo ngjarje është kapur nga ekipi i “Si të kapësh tradhtarin”, që është kanal në YouTube, i popullarizuar shumë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij episodi, një grua dyshonte se partneri saj mund ta tradhtonte, sepse deri më tani e kishte zënë dy herë, me shoqen e saj të ngushtë.

Për të vërtetuar besnikërinë e tij – apo, zbuluar nëse mund të besonte në të – janë vendosur kamera dhe është angazhuar një modele për ta joshur.

Kjo e fundit, i kërkon t’i merr erë brekëve të saj, për të parë nëse kanë nevojë të lahen. Megjithëse fillimisht heziton, ai i nuhatë ato. Madje, shfrytëzon rastin t’ju merr erë edhe njëherë, kur ajo nuk është duke shikuar.

Më poshtë mund të shihni konfrontimin e partnerëve, pas veprimit të pazakontë, dhënies së numrit të telefonit dhe mohimit se ka të dashur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat