Brenda shtëpisë së braktisur, ku ‘fantazmat bredhin të lira’ - Bota Sot
Brenda shtëpisë së braktisur, ku ‘fantazmat bredhin të lira’

Ndryshe

E enjte, 19 korrik 2018

Brenda shtëpisë së braktisur, ku ‘fantazmat bredhin të lira’

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:31
Pamje nga video

Prezantuesi i YouTube, Dan Bell dhe shoqëruesi tij Will Krupinsky, vizituan një shtëpi të braktisur në Meryland të Shteteve të Bashkuara, brenda së cilës thuhet se ‘fantazmat bredhin të lira’.

Ata hynë brenda 42 dhomave të mbuluara nga myku, ku mureve i ishin qëruar shtresat e ngjyrës, ndërsa objektet e drurit ishin të dëmtuara prej krimbave.

Për një moment, Bell u frikësua shumë kur ‘dëgjoi një goditje të mbytur’, megjithëse nuk shihet se pati ndonjë lëvizje.

Ndërtesa që i përket shekullit të XIX-të, i ishte dhënë një organizate bamirëse, për të ndihmuar gratë dhe fëmijët.

Por, të gjithë ata që qëndronin brenda, pretendonin se dëgjonin zhurma dhe goditje të ndryshme, duke bërë që objekti të mbyllet për tu vjetruar në kohë.

Megjithëse nuk shihet ndonjë aktivitet paranormal, ambientet që shfaqen më poshtë janë mjaftë rrëqethëse dhe lënë hapësirë për frikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test