Ngrënia e akullit para kamerës, trendi më i përhapur në rrjetet sociale kineze - Bota Sot
Ngrënia e akullit para kamerës, trendi më i përhapur në rrjetet sociale kineze

Ndryshe

E mërkurë, 15 gusht 2018

Ngrënia e akullit para kamerës, trendi më i përhapur në rrjetet sociale kineze

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 08:52
Pamje nga video

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale në Kinë, qëndrojnë para ekraneve për orë të tëra dhe shikojnë miqtë e tyre virtual, teksa kafshojnë objekte të ndryshme akulli.

Ky është një trend shumë i përhapur, që ka filluar si lojë para tri vitesh, ndërsa tani po përdoret edhe prej blogerëve të famshëm.

Llogaritë që merren me këto paraqitje, kanë arkëtuar deri më tani mbi katër miliardë euro, vetëm prej parapagimeve.

Pjesë e kësaj industrie janë rreth 100 ueb-faqe, teksa pjesëmarrësit qëndrojnë deri në tetë orë Live para kamerës dhe hanë akullin.

Më të kërkuarit janë ata që kanë akujt me forma më të bukura, ndërsa të interesuarve iu pëlqen më së shumti forma se si kërcet akulli kur kafshohet.

Më poshtë mund të përcillni një përmbledhje prej 15 minutash, të kësaj ‘fantazie të ngrirë’ që po vazhdon të popullarizohet në masë të madhe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test