Ish-ushtari vret të dashurën e tij para 14 shkurtit

Ndryshe

Ish-ushtari vret të dashurën e tij para 14 shkurtit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Ilona Seylyute

Një ish-ushtar xheloz goditi për vdekje dashurën e tij të fëmijërisë pasi ajo postoi një fotografi të një unaze nga i dashuri i saj i ri, shkruan Mirror.

Miqtë e Ilona Seylyute thonë se ajo u vra vetëm gjashtë javë pasi ish partneri i saj, Viktor Mokha, e kishte rrahur atë në një sulm që ajo kishte raportuar në polici.

Ata kanë akuzuar policinë se nuk ka mbrojtur 25-vjeçaren edhe pse ai e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë.

Këtë javë Mokha, 25 vjeç, e gjeti përsëri dhe e ftoi atë për një “bisedë serioze”, sipas policisë në Rusi. Detektivët pohojnë se e mori atë në kuzhinën e një hoteli – ku ajo po përpiqej të punonte dhe e theri atë disa herë me thikë. Ajo vdiq para se në vendin e ngjarjes të arrinte ambulanca.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat