Burri merr patentën në moshën 79-vjeçare për të shoqëruar gruan në spital

Ndryshe

Burri merr patentën në moshën 79-vjeçare për të shoqëruar gruan në spital

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Keith Limbert

Një burrë i devotshëm ka kaluar më në fund provimin e patentës në moshën 79-vjeçare, kështu ai mund të shoqërojë bashkëshorten në spital.

Keith Limbert, nga Britania, kishte marrë mësime për drejtimin e makinës që kur ishte i ri, por asnjëherë nuk kishte mundur që ta kalonte testin.

Në 58 vite martesë, gjithmonë makinën e kishte nisur bashkëshortja e tij Anne, edhe ajo po 79 vjeç.

Por Keith iu desh të tentonte sërish të merrte provimin  e patentës pasi njeriu i saj i zemrës kishte pësuar një goditje në tru në tetor të vitit 2015. Anne e kishte të pamundur që të drejtonte makinën, prandaj duhet të udhëtonte me autobus.

Sëmundja e Annes detyroi burrin që t’i rikthehej edhe njëherë kursit të patentës, dhe pas dy përpjekjeve të dështuara, në të tretën arriti që të pajiset me leje drejtimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat