'Martohet' me fantazmën e piratit, gruaja mbetet shtatzënë?

Ndryshe

'Martohet' me fantazmën e piratit, gruaja mbetet shtatzënë?

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 06:48
Amanda Teague

Një grua e cila pretendon se është martuar me një fantazmë, ka befasuar shikuesit e 'Loose Women' kur tha se mund të jetë shtatzënë.

Amanda Teague nga Irlanda e Veriut u shfaq në emision të mërkurën, ku u shpreh se ishte e martuar me një fantazmë të quajtur Jack.

45 vjeçarja u shpreh se fantazma i kishte thënë që ishte një pirat Haitain që vdiq në shkellin e 18-të dhe se është me flokë të zeza, megjithëse ajo kurrë nuk e ka parë atë.

Amanda, e cila punon si imitues i Jack Sparroë tronditi shikuesit kur tha se periodat e saj nuk po i vinin dhe se mund të ishte shtatzënë.

Ajo shpjegoi: "Nuk më erdhën periodat një muaj dhe shkova tek gjinekologu. Më tha që isha shtatzënë dhe unë isha 'nuk është e mundu'. Në ekzaminimet e mëtejshme insistova për të bërë testet. Unë flisja me Jack rreth kësaj dhe më tha qartë që nuk është e mundur që një fantazmë të ketë biologjikisht një fëmijë me një qenie njerzore. Kështu që jam e sigurtë."

Deklarata e saj habiti shikuesit të cilët shkruajtën në Twitter sesi mund të ishte e martuar me një fantazmë.

"Ajo kishte frikë mos kishte mbetur shtatzënë me një fantazmë, o Zot"

Ndërsa të tjerë shkruanin: "Çfarë po dëgjoj..."

Romanca e Amandës me Jack filloi në 2014 kur ndjeu praninë e tij.

Dy vjet pasi u takuan për herë të parë, çifti u fejua për shkak se ajo nuk donte të kishte 'seks të rastësishëm' me një fantazmë.

Çifti lundroi një anije larg Irlandës në ujërat ndërkombëtare në mënyrë që martesa të jetë e ligjshme.

Amanda më parë tha se seksi me një fantazmë është i ngjashëm me gjumin me njerëzit dhe ajo mund të ndiejë 'presionin' kur Jack e prek atë edhe pse nuk mund ta shohë fytyrën apo trupin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat