Gruaja than të brendshmet në aeroplan

Ndryshe

Gruaja than të brendshmet në aeroplan

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:40
Gruaja duke i tharë të brendshmet

Një episod qesharak dhe i çuditshëm është regjistruar nga udhëtarët në fluturimin me Ural Airlines nga qyteti turistik turk i Antalias drejt kryeqytetit rus -Moskë. 

Në videon e supershpërndarë në rrjetet sociale, shihet një pasagjere femër teksa përdor sistemin e ajrimit të avionit për të tharë mbathjet e saj.

Gruaja i shokoi të gjithë udhëtarët e tjerë, të cilët thanë se nuk u duk sikur u vendos në pozitë të vështirë, teksa ajo kaloi të paktën 20 minuta duke bërë veprimin në fjalë. 

Një nga pasagjerët me një smartphone filmoi skenën surrealiste ndërsa ajo mbante mbathjet mbi kokën e saj dhe i shtynte për t’i tharë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat