Mizore: Braktis foshnjën në rrugë në temperaturat -20 gradë

Ndryshe

Mizore: Braktis foshnjën në rrugë në temperaturat -20 gradë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:22
Pamje nga video

Policia në Kinë është në kërkim të një burri që braktisi një foshnje në një rrugë.

Pamjet e publikuara nga mediat kineze tregojnë të dushuarin ndërsa po vendoste foshnjen jashtë një spitali në Jiamusi, një nga qytetet më të ftohta të Kinës dhe u largua shpejt. 

Foshnja është gjetur nga një infermier që e dërgoi në Departamentin e Neonatalëve.
Temperaturat jashtë në momentin që foshnja u la në rrugë gjatë natës ishin -20 gradë celcius.

Pas ekzaminimit mjekësor, mjekët në spital thanë se djali ishte i shëndetshëm.

Personeli mjekësor e thirri policinë dhe e mori fëmijën në Institutin e Mirëqenies së Fëmijëve të Jiamusit. Policia po kërkon të dyshuarin dhe përdoruesit e internetit po ndihmojnë për të përhapur informacionin.

Mbetet e paqartë nëse burri është babai i fëmijës ose një i afërm. Braktisja e foshnjave nuk është e pazakontë në Kinë, sidomos në mesin e prindërve adoleshentë.

Në prill të vitit të kaluar, një nënë 15-vjeçare në Shenzhen u kap duke hedhur vajzën e saj të porsalindur në mbeturina.

Në nëntor, një studente 19 vjeçare në Xi'an lindi fshehurazi një vajzë të vogël në dhomën e saj të gjumit para se ta hidhte nga dritarja e saj në katin e katërt. Kjo ndodh sepse edukimi seksual në Kinë është shumë i pakët, që do të thotë se femrat e reja mund të ngelen shtatzënë pa e kuptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat