Unaza brenda avokados, trendi i fundit i propozimit për martesë

Ndryshe

Unaza brenda avokados, trendi i fundit i propozimit për martesë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:13
Pamje nga video

Pos ushqimit të mëngjesit dhe përzierjeve që përdoren për pije, të rinjtë e ditëve të sotme, po e përdorin avokadon edhe për të propozuar martesë.

Dashurinë për këtë super-fryt të gjelbër, e kanë ngritur në një nivel shumë të lartë, duke e zëvendësuar me kutinë e zakonshme, ku ndodhet unaza e propozimit për martesë.

Megjithëse në fillim dukej bizare, tashmë rrjetet sociale janë të mbushura me rastet, kur unaza me diamant, ndodhet pikërisht brenda avokadove.

Videoja e postuar më poshtë, tregon një prej rasteve të para në Shtetet e Bashkuara, ku partneri është ulur në gju, duke shprehur dashurinë me këtë fryt ekzotik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat