Paradoksi amerikan, minoreni nuk blen dot alkool e cigare, por armën e blen lehtësisht

Ndryshe

Paradoksi amerikan, minoreni nuk blen dot alkool e cigare, por armën e blen lehtësisht

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:50
Debati lindi pas sulmit masiv në një shkollë të Floridas, ku 17 persona humbën jetën.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një debat të gjerë publik e politik në lidhje me armëmbajtjen pa leje.

Debati lindi pas sulmit masiv në një shkollë të Floridas, ku 17 persona humbën jetën.

Por, ky debat mund të jetë më i madhi i ndezur ndonjëherë, por jo i vetmi. Një i ngjashëm u zhvillua edhe në vitin 2014, ku në atë kohë aktivistët kërkonin nga qeveria të merrte masa për të kufizuar përdorimin e armëve.

Në atë kohë, HBO organizoi një eksperiment social. Një 13-vjeçar, me një kamera të fshehtë në trup shkon në dyqane të ndryshme.

Kur kërkon birrë, cigare, bileta lotarie dhe revista për të rritur, të gjithë e refuzojnë, por kur shkon në një dyqan armësh mjafton që të zgjedhë llojin që dëshiron dhe shitësi ja jep.

Paradoksi është se askush nga shitësit nuk e shkeli ligjin. As ajo që nuk i dha cigaren, as të tjerët që nuk i dhanë birrat dhe revistat pornografike dhe as ai që i shiti armën, sepse çuditërisht, minorenit që i ndalohen nëpër dyqane të gjitha produktet që kanë kufizim moshe 21 ose 18 vjeç, ligji nuk i ndalon armëmbajtjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat