Historia e ‘barbit njerëzore’, 26 vjeçares që e ka të ndaluar të dal nga shtëpia për këtë arsye

Ndryshe

Historia e ‘barbit njerëzore’, 26 vjeçares që e ka të ndaluar të dal nga shtëpia për këtë arsye

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:52

Bukuria është diçka që jo çdo kush e ka, që ndonjëherë të hap shumë dyer por ka edhe raste që të pengon të besh e shumë gjëra të tjera. Historia e një vajze 26 vjeçare që zoti i ka falur një bukuri që çdo vajzë do ëndërronte ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë mediave dhe kjo pasi prindërit e saj për shkak të bukurisë dhe ngjashmërisë së madhe që vajza e tyre ka me kukullën Barbie e kanë mbajtur atë gjithë jetën të mbyllur dhe larg jetës reale.

Ajo quhet Angelica Kenova dhe jeton në Rusi dhe historia e saj fillon që në fëmijëri, kur ajo ishte një nga fëmijët më të bukur që mund të shikoje dhe shumë herë të gjithë e krahasonin me Barbien, madje dhe prindërit e saj e thërrasin në atë mënyrë. Ajo është krejtësisht natyrale si në fytyrë dhe në trup dhe asnjëherë nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje plastike.

Image

Por prindërit e saj duke qenë të shqetësuar për bukurinë e vajzës së tyre i ndaluan asaj që të dilte nga shtëpia dhe e mbajtën atë larg jetesës normale që çdo fëmijë bën. Kjo gjë ka krijuar shumë pasiguri tek e reja ruse dhe ajo tashmë shprehet se është lodhur duke jetuar në një kafaz të art që prindërit e saj e kanë mbyllur prej vitesh. Kjo gjë ka sjell shumë probleme, pasi ajo edhe pse 26 vjeçe nuk mund të bëj dot asgjë pa ndihmën e nënës së saj, madje as nuk mund të vishet dot vetë.

“Prindërit e mi më mbanin si një princeshë, duke mos lejuar që unë të largohesha nga shtëpia ose të komunikoj me fëmijët e tjerë. Si rezultat, unë nuk jam në gjendje të përballoj jetën reale, jam si një kukull e gjallë. Kur isha fëmijë, prindërit e mi më thërrisnin Barbie”, shprehet Angelica.

Ajo tani kërkon që të largohet nga shtëpia e prindërve të saj dhe të vazhdojë jetën e saj pa e penguar askush.

“Prindërit e mi më kanë mbyllur gjithë jetën në një pallat të kristaltë dhe dua të largohem”, thotë vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat