Shetit në ”Google Maps”, zbulon skenën e një vetëvrasjeje

Ndryshe

Shetit në ”Google Maps”, zbulon skenën e një vetëvrasjeje

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Një djalë i ri që ishte duke përdorur Google Street View bëri një zbulim të frikshëm në një shtëpi të braktisur në Luiziana, SHBA.

Përdoruesi bëri “zoom” mbi një shtëpi të braktisur në rrugicën e një qyteze në Luiziana, në juglindje të SHBA-së dhe ajo që sipas tij, duket nga dritarja, është një skenë vetëvrasjeje.

Përdoruesi FanTasmaN XandeR publikoi zbulimin e tij në një video në Youtube. Hobi i tij është që të kërkojë imazhe të pazakonta në Google Maps.

Shtëpia është e vendosur në rrugën 130 Delta Air Dr, në qytetin e Buras, dhe nga dritarja mund të shihet imazhi i një trupi të varur i veshur me një tunikë të bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat