Kanceri e lë pa hundë dhe sy, merr frymë përmes një vrime

Ndryshe

Kanceri e lë pa hundë dhe sy, merr frymë përmes një vrime

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:20
Tash Deslandes është shëruar nga kanceri dhe ka nisur grumbullimin e parave për fytyrën e re.

Ida Deslandes nga Kanada merr frymë përmes një vrime mbi syrin e saj të djathtë, të cilin e ka hequr si pasojë e kancerit.

Gjashtëdhjetëvjeçarja kishte humbur syrin dhe hundën gjatë operimit në mars të vitit 2014.

Deslandes, e cila ka dy fëmijë, tha se tëra ajo që dëshiron para vdekjes është fytyra. 

Tash Deslandes është shëruar nga kanceri dhe ka nisur grumbullimin e parave për fytyrën e re.

Ajo tha se nuk e dinte si dukej fytyra e saj për pesë javë, pas operimit për të cilin tha se ishte “shkatërrues”.

“Njerëzit flasin gjëra të tmerrshme. Ata kanë frikë nga unë. Mikeshat e mia thonë se nuk mund të hanë pranë meje, pasi fytyra ime i bën të ndihen keq”, tregon ajo.

Deslandes ishte diagnostifikuar me kancer në sy në nëntor të vitit 2013. Gjatë betejës, ajo po ashtu ka pësuar sulm në zemër dhe tru. Megjithatë, ajo pati sukses në largimin e kancerit nga një ekip specialistësh në spitalin St.Joseph në Hamilton.

Kirurgët, e udhëhequr nga Michael Gupta, Carolyn Levis dhe John Harvey, hoqën një pjesë të lëkurës nga shpina e saj dhe ia vendosën në fytyrë. 

Deslandes që nga ajo kohë ka pasur tetë operime në fytyrë në përpjekje për të rikonstruktuar syrin dhe hundën.

Një ndihmë dhe përkrahje të madhe gjatë kësaj kohe ka ofruar bashkëshorti i saj 58-vjeçar, të cilin e falënderon pa masë.

“Randy u takua me një vajzë të bukur dhe të fuqishme në vitin 2000 dhe përfundoi me një krijesë anormale në vitin 2014. Shumica e burrave do të largoheshin, por jo edhe Randy. Ne ende jemi së bashku”, thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat