Kanceri i shpërfytyron fytyrën, e dashura: “Përvjetori i tretë, dashuria e njëjtë” (+18) - Bota Sot
Kanceri i shpërfytyron fytyrën, e dashura: “Përvjetori i tretë, dashuria e njëjtë” (+18)

Ndryshe

E hënë, 24 shtator 2018

Kanceri i shpërfytyron fytyrën, e dashura: “Përvjetori i tretë, dashuria e njëjtë” (+18)

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:36
Pooh Chokchai Kaew

Koka e një djali të riu u zmadhua sa dyfishi i madhësisë normale pasi një kancer që kërcënon jetën e tij u përhap në të gjithë fytyrën.

Mjekët në Tajlandë kanë mbetur të habitur nga gjendja e djalit i quajtur Pooh Chokchai Kaew, pasi sëmundja ka ndryshuar në mënyrë dramatike tiparet e tij.

 E dashura Atittaya Chumkeaw kujdeset për të dashurin e saj 21-vjeçar Pooh dhe thotë se e do atë njësoj pavarësisht asaj çfarë i ka ndodhur.

Atittaya nga qyteti i Songkhla, në provincën Songkhla të Tajlandës, vendosi një fotografi të çiftit në mediat sociale dhe shkroi: "Përvjetori i tretë, dashuria e njëjtë".

Postimi u përhap gjerësisht edhe nga një grup i quajtur Budizmi i Vërtetë, i cili tregoi historinë e dashurisë së çiftit, duke thënë: "I riu vuan nga kanceri i fazës së fundit që është përhapur në të gjithë fytyrën e tij.

Familja zbuloi se mjekët nuk kanë trajtim, me radioterapi ose kimioterapi.

I riu shpreson ende për një mrekulli dhe se tumori mund të zhduket.

"Por ky post nuk është për të dhënë një shpresë të rreme për pacientët e kancerit, unë e admiroj vajzën që qëndron në krah të partnerit të saj". Mbështetësit thonë se dashuria që ajo i jep të dashurit të saj është gjëja më e mirë që mund të ofrojë, madje mund të shkaktojë mrekulli".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test