Atleti ec mbi mbajtëset e larta të urës, para se të ikte prej policëve

Ndryshe

Atleti ec mbi mbajtëset e larta të urës, para se të ikte prej policëve

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 21:37
Pamje nga video

Atleti që ka bërë famë në YouTube, për hyrjen e fshehtë në shtëpinë e Big Brother, ka kaluar kësaj radhe sipër mbajtëseve të larta të urës Severn, për ‘të zënë lindjen e diellit’.

Së bashku me disa shokë, Ally Law është ngjitur sipër objektit që ndodhet në mes të Wales dhe Anglisë, ndërsa ka bërë fotografi derisa ndodhej në njërën nga kullat e larta 135 metra.

Në të njëjtën mënyrë, 21-vjeçari ishte ngjitur edhe sipër një strukture ku lëvizin trenat e shpejta, ku ka ecur nëpër shirita të hollë pa asnjë pajisje mbrojtëse.

Policia nga Avon dhe Somerset, kanë shkuar pas të rinjve, që u dhanë ‘vërejtjen e fundit’ – por, nuk është bërë ndonjë arrestim.

“E kemi bërë për t’i zënë rrezet e mëngjesit. Ishte shumë bukur, çmendurisht ftohtë, por ura ishte e mahnitshme”, ka thënë Law.

Megjithëse kësaj radhe shpëtoi, këto veprime do të shqyrtohen nga forcat e rendin dhe mund të përfundoi së paku në mbajtje. Por, kjo nuk është asgjë për të, pasi është arrestuar më parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat