Arsyeja pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur - Bota Sot
Arsyeja pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur

Ndryshe

E shtunë, 23 qershor 2018

Arsyeja pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur

Më: 3 mars 2018 Në ora: 17:19
Qentë

Zakoni për t’u shtrirë në formë rrethi është një zakon mjaft me vlerë për qentë që jetojnë në botën e egër – madje kjo formë shtrirjeje mund të jetë e domosdoshme për mbijetesën e tyre.

Mund të duket e çuditshme që ky zakon ekziston edhe tek qentë shtëpiak, por nuk është. Thjeshtë qentë nuk e kanë harruar zakonin e vjetër të tyre.

Kur paraardhësit e qenve të cilët i njohim sot jetonin në botën e egër, procesi i mbështjelljes në rreth para se të binin në gjumë ishte një mënyrë e përsosur për të fjetur.

Kjo për shkak se duke u shtrirë në këtë mënyrë, qentë evitonin insektet ose gjarpërinjtë të cilët mund të ishin në vendin ku ata dëshironin të flinin.

Madje, mënyra rrethore e të fjeturit i lejoi ata që të ‘shënjonin’ saktësisht vendin ku do ta kalonin natën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test