Babai e ndëshkon të birin të vrapojë në shi drejt shkollës pasi u përjashtua për ngacmim - Bota Sot
Babai e ndëshkon të birin të vrapojë në shi drejt shkollës pasi u përjashtua për ngacmim

Ndryshe

E hënë, 24 shtator 2018

Babai e ndëshkon të birin të vrapojë në shi drejt shkollës pasi u përjashtua për ngacmim

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:06
Bryan Thornhill

Një baba e ndëshkoi djalin e tij duke e bërë atë të shkonte në shkollë në këmbë për një milje, gati 1,6 km pasi zbuloi se po ngacmonte shokët në autobusin e shkollës.

Bryan Thornhill e mori në video nga makina e tij gjithë skenën ku djali i tij 10-vjeçar po vraponte jashtë në shi.

Ai e nisi videon duke thënë: “Hej të gjithë, mirë se erdhët në videon “Më mirë ta dëgjosh babanë tënd 2018″.

Djali im ditët e fundit ka bërë gabime aq sa ai është përjashtuar nga autobusi për tri ditë, sepse ai është tallur me shokët dhe shoqet në autobus, gjë që nuk e toleroj, nuk e duroj dot”.

[He said in the video 'My son has finally got in trouble on the bus enough to where he was kicked off the bus for three days because he was being a little bully which I do not tolerate, can't stand'] [He said in the video 'My son has finally got in trouble on the bus enough to where he was kicked off the bus for three days because he was being a little bully which I do not tolerate, can't stand']

Ai tregon se ka dy fëmijë dhe se i do shumë por gabimi i të birit ishte i patolerueshëm dhe sjelljet e tij ditët e fundit kanë qenë po të tilla ndaj dhe ai duhet të merrte masa:

“Prandaj, ai duhet të shkojë në shkollë, kemi rreth një milje deri në shkollë, kështu që gjatë gjithë javës ai do të ketë këtë eksperiencën e vrapimit”.

Përkundër faktit që babai e ka ndëshkuar djalin e tij, ai gjithashtu e tregon me humor mënyrën e tij të disiplinimit të djalit.

“Lajmi i mirë është ai që mban një ritëm mjaft të mirë vrapimi, 6 milje në orë deri më tani. Dje ai ishte pak i vrazhdë në mëngjes, por sot edhe pse po bie shi këtë mëngjes ai ende po vrapon”.

Bryan Thornhill filmoi një video nga brenda makinës së tij të djalit të tij 10-vjeçar duke ecur jashtë në shi sepse ai donte ta dënonte atë për ngacmimin që u kishte bërë shokëve të autobusit.

“Unë doja vetëm t’ua tregoja të gjithëve dhe t’ju bëja të qeshni”, – tha Thornhill.

Me sa duket dënimi ka funksionuar duke parë që sjellja e djalit të tij ka qenë “shumë më mirë” dhe se mësuesit e tij kanë qenë të kënaqur me sjelljen e tij këtë javë.

Thornhill shtoi se ai nuk pati probleme në shkollë këtë javë, ndërsa javën e kaluar ai ishte absolutisht jashtë kontrollit. Kjo këtu quhet prindërim. ‘

Babai ishte i bindur se djali i tij do të mësonte nga kjo.

“Ne do të sigurohemi që në një mënyrë apo në tjetrën mësuesit e tij do të jenë në gjendje të gëzojnë mirësjelljen e tij në shkollë, ai nuk do të bezdisë shokët e klasës dhe të bëjë gjëra të tjera të gabuara.”

Ai përfundoi videon duke bërë një thirrje mjaft të vlefshme:

Image

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test