Kishte perioda të rregullta dhe nuk shtoj asnjë kilogram, lindi vajzën shumë të shëndoshë! - Bota Sot
Kishte perioda të rregullta dhe nuk shtoj asnjë kilogram, lindi vajzën shumë të shëndoshë!

Ndryshe

E enjte, 21 qershor 2018

Kishte perioda të rregullta dhe nuk shtoj asnjë kilogram, lindi vajzën shumë të shëndoshë!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:24
Charlotte Thomson

Një adoleshente lindi fëmijën në mënyrë befasuese, pasi besonte se dhimbjet e saj të stomakut ishin dhimbje të periudhës.

Charlotte Thomson, tani 21 vjeç, nga Newcastle, nuk kishte idenë se ajo ishte shtatzënë, pasi ajo kishte perioda të rregullta dhe ende ishte e përshtatshme në madhësinë e saj të rrobave, transmeton Indeksonline.

Një natë ajo u zgjua me dhimbje të stomakut dhe nxitoj për në spital. Atje, mjekët i thanë asaj se ajo ishte shtatzënë dhe Charlotte lindi vajzën Molly, tre orë më vonë.

Charlotte, një infermiere e fëmijëve thotë: Stomaku im ishte plotësisht i sheshtë dhe unë kisha periudha të rregullta kështu që ishte një tronditje kur unë e kuptova këtë.

“Unë nuk besoja se ish shtatzënë deri kur linda”, ka thënë ajo.

“Ishte e frikshme të bëhesha një nënë për herë të parë pa paralajmërim. Por unë doja të ndryshoja për Mollyn dhe ndihesha me fat”, ka shtuar ajo.

Çuditërish mjeket kanë zbuluar se vajza ishte e shëndetshme-pavarësisht nga mami Charlotte pinte cigare gjatë shtatzënisë.

Molly qëndronte poshtë brinjëve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test