Çfarë fakultetesh kryejnë milionerët?

Ndryshe

Çfarë fakultetesh kryejnë milionerët?

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Revista “Forbes” zbulon se me cilat fakultete arrihet më së shpeshti deri te milionat.

Sipas analizave, në mesin e fakulteteve që më së shpejti mund të pasuroheni është fakulteti i makinerisë. Megjithatë, hulumtimet gjithashtu tregojnë se 2/3 e 100 personave më të pasur në botë fare nuk kanë diploma.

Sipas analizave të “Forbesit” për 100 personat më të pasur në botë, veçmas nga aspekti i arsimimit të tyre, të diplomuarit e fakultetit të makinerisë janë më të pasurit në mesin e të pasurve. Më shumë se 1/5 (22%) nga personat më të pasur në botë e kanë mbaruar këtë fakultet, ndërkaq në mesin e personave me këtë diplomë ka dy herë më shumë miliarderë se sa ata me fakultetin e ekonomisë, të cilët janë të dytit në listë.

20% nga milionerët kanë mbaruar ekonomi, ndërkaq 9% nga personat më të pasur kanë mbaruar ndonjë fakultet të artit. Vetëm 4% e personave të cilët gjenden në listën e 100 më të pasurve kanë mbaruar matematikë dhe shkenca natyrore.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se fakulteti nuk është i domosdoshëm për të arritur sukses. Made 1/3 e personave më të pasur fare nuk anë diplomë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat