Baba e bir me një dashnore

Ndryshe

Baba e bir me një dashnore

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:55
Baba e bir me një dashnore

Doris Delevingne, më vonë Lady Doris Castlerosse, ka qenë në aferë për katër vjet me Winston Churchill gjatë viteve të tridhjeta të shekullit 20.

Në gjithë rrëfimin skandaloz del edhe fakti se gjatë kësaj kohe Doris ishte në lidhje edhe me 21-vjeçarin Randolph Churchill, i biri i ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, shkruajnë mediat britanike.

Lidhja e saj me Winston Churchill përfundimisht u konfirmua nga një bisedë audio, e cila ishte xhiruar nga ndihmësi i Churchill, John 'Jock' Covil.

Në këtë audio, të realizuar dy vjet para vdekjes së Colvil në vitin 1987, ai thotë se Winston Churchill ka bërë një gjë të tmerrshme.

“Nuk ishte tepër seksi dhe mendoj se asnjëherë nuk e ka mashtruar bashkëshorten, me përjashtim të një rasti. Kishte lidhje të shkurtër me Doris Castlerosse”, ka thënë Colvil.

Dëshmitarët thonë se Randolph nuk mundi t’i rezistojë sharmit të Doris dhe ajo nuk u përpoq të ruajë aferën para publikut, duke thënë se nuk mund të fle me të, pasi “i vjen era”.

Por, afera e saj me Randolph Churchill nisi në vitin 1933 në jug të Francës, ku çifti së bashku pushoi tri javë, dhe atë në kështjellën e aktores amerikane Maxine Elliot.

Në letrën, të cilën Churchill ia shkroi Doris në vitin 1933, thuhet: “Pyes, a do të takohemi serish verën tjetër”.

Deri në vitin 1937,  Doris u zhvendos në Berkeley Square, në qendër të Londrës, ndërsa Winston Churchill e vizitoi kohë pas kohe.

Në dokumentarin e ri mbi aferën sekrete të Churchill, i cili së shpejti do të emitohet në televizionin britanik Channel 4, mbesa e Doris, aktorja dhe modelja e njohur Cara Delevigne, dëshmon për motrën e gjyshes.

“Edhe prindërit e mi kanë folur për këtë lidhje. Në familje dihej shumë mirë për këtë”, pohon Cara, transmeton KosovaPress.

Gjatë kohës sa ishin të dashuruar Churchill kishte bërë tri portrete të Doris dhe në njërën prej tyre, ajo duket e relaksuar në sallon.

Në vitin 1937, lidhja e tyre u ndërpre, pasi Churchill nisi të merrej me politikë dhe Doris në vitin 1940 u zhvendos në Nju Jork dhe me vete mori edhe portretin e bërë nga dora e udhëheqësit të ardhshëm të shtetit britanik.

Por, deri në vitin 1942, gjërat ndryshuan për Doris, e cila për shkak të problemeve financiare, u detyrua që të kthehej në Angli.

Gjatë vizitës te presidenti Franklin Roosevelt në verën e atij viti, Churchill e ftoi ish-të dashurën e tij me telefon dhe drekuan së bashku në Uashington.

“Ishte bukur të dëgjoj serish zërin tënd, kjo më ktheu në jetë. Do të doja të kthehesha në Angli”, i kishte shkruar Doris pas takimit.

Churchill i siguroi udhëtimin drejt Britanisë së Madhe, ku Doris serish solli me vete portretin e famshëm.

Por, pas takimit në Uashington, Doris dhe Churchill asnjëherë nuk u takuan më. Kur u kthye në Londër, ajo qëndroi në hotelin Dorchester dhe dërgoi telegram në Amerikë për të marrë bizhuteritë që i kishte deponuar për para.

Shitja e diamanteve gjatë luftës ishte jo ligjore dhe Scotland Yard zuri dërgesën e saj, duke nisur kështu hetimet.

Ajo vdiq në moshën 42-vjeçare në dhomën e saj të hotelit, pas marrjes së mbidozës së tabletave për gjumë.

Reagimi i Churchill ndaj vdekjes së saj nuk është dokumentuar, por miqtë e tij dhe Lord Beaverbrook arritën të ndajnë portretin kompromitues duke ia kthyer familjes Churchill në fund të luftës, shkruan channel4.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat