Fotografitë e Stonehenge që nuk dëshirojnë t’i shikoni

Ndryshe

Fotografitë e Stonehenge që nuk dëshirojnë t’i shikoni

Më: 11 mars 2018 Në ora: 17:12
Stonehenge

Blloqet e gurit janë të rënda rreth katër tonë dhe mendohet se ato janë sjellë nga një distancë prej 250 kilometrash. Askush nuk e ka të qartë se si njerëzit para rreth 5 mijë vjetësh, kishin arritur të krijonin një monument të tillë që përbëhet nga blloqe të gjata deri në nëntë metra, me peshë rreth 25 tonë. 

Ka shumë teori që flasin rreth ndërtimit të Stonehenge, sipas të cilave krijues të tij ishin fermerët dhe bujqit, por pasi nuk ka shkrime, mund të ndodhë që misteri i tij të mos zbulohet asnjëherë.

 

Ancient Code shkruan se vetëm një numër i vogël njerëzisht e di se gurët e monumentit të lashtë nuk janë 5000-vjeç.

 

ë fakt, ajo daton 50 vjet më parë kur u krijua në restaurime të shumta. Sipas një arkeologu, shumica e gurëve në rreth janë restauruar në serinë e "Makeover" dhe janë një "produkt i industrisë së trashëgimisë së shekullit të 20-të".

 

Vetë restaurimi filloi në vitin 1901, dhe megjithëse shkaktoi një vëmendje të madhe dhe zemërim publik, kjo përmendet rrallë në librat dhe udhëzimet zyrtare.

 

William Gowland, i cili mbikëqyri restaurimin e parë të madh të monumentit, duke përfshirë vendosjen konkrete dhe betonimin e gurit sarsenik numër 56, i cili ishte në rrezik nga rënia, thotë se gjatë rregullimit, guri u zhvendos gjysmë metër larg nga vendi ku kishte qenë fillimisht, transmeton KosovaPress.

 

Gjatë restaurimit të viteve 1920, William Hawley gërmoi një bazë prej gjashtë gurësh dhe ajo serish u gërmua në vitet 1940 dhe 1950 kur sëpatat dhe kamat e gdhendura u zbuluan në atë vend.

 

Në vitin 1958 filloi një restaurim i ri dhe i fundit u krye në vitin 1963. Ancient Code shkruan se shumica e gurëve të Stonehenge nuk ndodhen në vendet e tyre origjinale, për shkak të zhvendosjes së tyre nga vendet e mëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat