Dadoja drogon fëmijët, që të jetë e lirë për të shkuar në solarium

Ndryshe

Dadoja drogon fëmijët, që të jetë e lirë për të shkuar në solarium

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:39
January Neatherlin

Pasi i kishte droguar fëmijët të cilët i ruante në shtëpi të vet, i kishte lënë vetëm, në mënyrë që të shkojë qetë në solarium. Për këtë është dënuar në 21 vjet burgim, shkruan CBS News.

January Neatherlin, 32 vjeçe nga Oregoni ka pranuar se fëmijëve të moshës prej 6 muajve deri në 4 vjeç i kishte dhënë barëra për gjumë në mënyrë që të shkojë e qetë në solarium apo në fitnes.

Neatherilin është arrestuar pasi policia kishte gjetur shtatë fëmijë të lënë pa asnjë mbikëqyrje në shtëpinë e saj, në të cilën kishte hapur një çerdhe ilegale. Por, përveç që i detyronte të pinë barëra për gjumë dhe i linte vetëm, te fëmijët janë gjetur edhe lëndime në kokë dhe djegie nga qumështi i nxehtë, transmeton Insajeri.com.

“Gjatë gjykimit nuk ka treguar asnjë keqardhje, madje edhe kur është ballafaquar me prindërit e tërbuar”, ka thënë nëna e njërit nga fëmijëve, Audrey Torrance.

Përndryshe, Neatherlin është e njohur për policinë prej më herët sepse me emra Jaunary Livsey dhe January Brooks ka kryer disa vjedhje dhe mashtrime.

Lejen e hapjes së çerdhes së fëmijëve “Little Gigges” ka marrë në vitin 2010, por kur pas dy viteve i kishte kaluar licenca, nuk e kishte përtërirë më. Në SHBA leja për udhëheqje të çerdhes është e nevojshme vetëm nëse personi kujdeset për më shumë se tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat