Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

Ndryshe

Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 23:45
Amber Young- nusja qe u arrestua

Në Arizona të SHBA’së u arrestua një grua teksa po shkonte në dasmën e saj. 

32-vjeçarja Amber Young u përfshi në një aksident trafiku pasi po e ngiste veturën nën ndikim të alkoolit.

E veshur me fustan të bardhë, ajo u fotografua me duart e lidhura dhe duke u dërguar në stacionin policor, ku nënshkroi një dokument që e detyron të lajmërohet më vonë në gjykatë dhe iu lirua të fejuarit të saj.

Nuk dihet nëse më pas u realizua dasma e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat