Parukieret zbulojnë 12 veprimet e klienteve që ua “ngrenë nervat në qiell”…

Ndryshe

Parukieret zbulojnë 12 veprimet e klienteve që ua “ngrenë nervat në qiell”…

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:02
ilustrim

Parukierja është ajo që ka gërshërë në dorë, kështu që përpiquni të mos e acaroni shumë!

Flokët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht dhe kur bëhet fjalë për ditët e mira të flokëve, ne shpesh mbështetemi në profesionistë të besueshëm dhe të arsimuar në sallonet e flokëve.

Këto janë disa sjellje për të cilat ju mund të mos jeni as në dijeni, të cilat e acarojnë tepër stilisten apo berberin tuaj, gjë e cila nuk ngjan dhe aq mirë kur nuk jeni ju personi që mban në dorë gërshërët.

Si në qofshin në formën e një luleje gjigante, apo të lyera në ngjyrë të hapur apo rozë, pas çdo koke me flokë të mrekullueshme qëndron një stilist i talentuar flokësh apo berber.

Duke pasur këtë rol, flokët transormojnë pamjen tonë dhe na tregojnë për shëndetin tonë të përgjithshëm, dhe shpeshherë, përsoni për t’u falenderuar për këto zbulesa është personi që bëri prerjen.

Si mund ta shpërbleni mësuesin tuaj të flokëve?  Filloni duke kontrolluar këto zakone të vogla dhe gabime dhe merrni shënime që të mos i përsërisni më kurrë.

Pyetjet

“Një grua që më priste flokët, tha se e urrente kur njerëzit pyesin ‘ a duhet të bësh shkollë për këtë profesion?'” – Redditor LakesideNorth

Kërkojnë të pamundurën

“Bashkëshortja ime është parukiere dhe e urren kur vajzat me flokët zeza e të gjata deri në 30 cm, me maje të djegura, vijnë dhe presin që pas një ore të largohen me flokë bjonde të së njëjtës gjatësi që kishin.”

[princess diaries makeover anne hathaway]
Transformimet nuk ndodhin brenda natës, si në filma.

Nuk e kanë të qartë “ndryshimin” që kërkojnë!

Hairdresser cutting woman hair in shop

“‘Jam lodhur me këto flokë.’

Më pas kërkojnë t’u bëj një ndryshim dhe më pas hedhin poshtë çdo foto apo sugjerim që u paraqes. Përsëritet e njëta situatë. Dëshirojnë gjithashtu ngjyra, stile apo korrektime ngjyrash për të cilat presin që të jenë të lehta për t’u kujdesur për to apo edhe të lira. 

Është një numër i madh klientesh të cilat janë larguar pasi u kam shpjeguar, ME SHUMË DETAJE, se sa shumë kohë dhe para duhen për një rezultat të tillë.”

Nuk janë specifike

“Thjesht bëni atë me të cilën mendoni se do të dukeni më mirë.

Një grua e moshës së mesme me flokë të thinjura ulet për t’i prerë, ndërkohë parukierja ka tatuazhe, piercing në fytyrë dhe kokën gjysmë të rruajtur.

Por ajo çfarë pëlqen parukierja nuk është ajo që pëlqen ti.”

Tështitje, kollë dhe ankesa sëmundje

“Oh kam qënë kaq e sëmurë gjithë këtë javë por më duhej t’i bëja flokët.

Me klienten që tështin, kollitet dhe ankohet për çdo gjë, ka gjasa të sëmuret stafi madje dhe klientet e tjera. 

Nëse jeni aq të sëmura sa për të mos ikur në punë, atëherë jeni po ashtu të sëmura për t’u marrë me flokët.”

Largo dhimbjen dhe qëndro pa levizur.

Lëvizje në momentin më të keq të mundshëm

“Kur unë po bëj një prerje precize, e drejtoj kokën e klientes në një kënd të caktuar. Më pas ajo e ndryshon drejtimin për të parë përreth.

E kam drejtuar kokën në këtë pozicion specifik, sepse duhet që flokët të jenë një një kënd të caktuar, për të bërë prerjen që dëshironi. Ju lutem mos e lëvizni kokën.”

U besojnë mësimeve online

“Duke u sjellë ashtu siç keni mësuar nga mësimet që keni parë do të thotë se ju dini më shumë se dikush që është trajnuar në këtë fushë.”

Paraqitja e fotografive të pakuptimta.

“Kur njerëzit vijnë me foto dhe thonë se duan atë preje flokësh por pak më të gjatë dhe pa shkallëzime… atëherë nuk e duan atë prerje.”

Vijnë vonë

“Vijnë 15 minuta me vonesë dhe mendojnë se nuk është problem. Po, është. Nuk mund të jem 15 minuta me vonesë për klienten e ardhshme për shkakun tuaj dhe më pas për klienten tjetër e me rradhë. 

Një takim është koha fikse në të cilën supozohet të jeni në karrigen time. Nuk është një orar i sugjeruar.”

 

[haircut joy]

Nuk ia lënë në dorë profesionistes

“Por, unë zakonisht i pres vetë flokët e mi…”

Përtypin çamçakëz

“Përtypja e çamçakëzit bën që edhe koka të lëvizë dhe është e vështirë që të punohet me flokët kur po lëvizni. 

Është gjë e mirë që jeni aq të sjellshëm sa për të mos pasur erë të keqe por hidheni përpara se të uleni në karrige.”

Kjo!

“Mi bëj sikur herën e kaluar!!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat