E padëgjuar, ndalohet shoferi që lëvizte me patentën e personazhit Homer Simpson

Ndryshe

E padëgjuar, ndalohet shoferi që lëvizte me patentën e personazhit Homer Simpson

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:48
Patenta

Falsifikimi i dokumentit të patentës është diçka e dëgjuar, por të zgjedhësh si titullar të dokumentit një personazh të njohur të botës së filmave vizatimor si Homer Simpson, kjo është në kufijtë e të pabesueshmes.

Por bëhet fjalë për një histori të vërtetë, rast i denoncuar nga policia në Britaninë e Madhe. Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua teksa lëvizte me makinën e tij në në Milton Keynes, qytezë e Buckingshamire, në jug-lindje të Anglisë.

Shoferi u ka paraqitur agjentëve të policisë patentën, me emrin, foton, datëlindjen dhe adresën e banimit të Homer Simpsonit, personazhit të njohur të karikaturës.

Në fakt, karakteri ka lindur më 12 maj 1956 (jo më 4 gusht ’63, siç është raportuar në dokument) dhe jeton në 742 Terrace Evergreen, në Springflield. Policia ka sekuestruar veturën e cila ishte pa siguracione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat