Arrestohet një burrë pasi voziste veturën me patentën e Simpson

Ndryshe

Arrestohet një burrë pasi voziste veturën me patentën e Simpson

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:59
Simpson

Gjatë një kontrolli rrugor, një burrë u ka treguar policëve një dokument të falsifikuar me fytyrën e verdhë të personazhit të famshëm vizatimor Homer Simpson.

Qytetari u ndalua për një kontroll rrugor në  Milton Keynes, qyteti juglindor i Anglisë dhe u ka treguar policëve patentën me fytyrën e Homer Simpson, që ndër të tjera, është “qytetar në Springfield”.

Dokumenti ishte falsifikuar në mënyrë shumë të dukshme, madje edhe në foto ishte fytyra e verdhë e personazhit të famshëm të filmave të animuar.

Për drejtuesin e mjetit, i cili nuk kishte as dokumentin e sigurimit të makinës, nisi proçedimi penal si dhe sekuestrimi i mjetit. Patenta false u publikua në llogarinë Twitter të policisë së Milton Keynes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat