Studenti gjerman zbulon “derën sekrete” në bodrumin e universitetit të tij – pastaj vazhdon për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë!

Ndryshe

Studenti gjerman zbulon “derën sekrete” në bodrumin e universitetit të tij – pastaj vazhdon për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë!

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Një zbulim i habitshëm është bërë nga një student kurioz i cili po “gjurmonte” në bodrumin e universitetit ku ai po studionte.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për “eksploruesin anonim” i cili rastësisht kishte hasur në një derë të çelikut.

Dhe kur hasi në to, studenti gjerman nuk u ndal me kaq.

Pasi kaloi ato, duke kaluar shkallët, dhe ndërsa filloi të merrte fotografi për atë që pa, ai vuri re se ishte më shumë se vetëm një bodrum.

Ajo që gjeti ishte një dhomë e madhe me mure të trasha betoni dhe dyer çeliku të rëndë.

Kjo e bëri të mendonte se zona dikur ishte një strehë nëntokësore.

Ai më pas zbuloi një banjë me një tualet të mbyllur dhe ujë të rrjedhshëm.

Strehimi gjithashtu përbëhej nga matësja e presionit të ajrit, një gjenerator ajri të pastër dhe gjithashtu një portë shpëtimi.

Ky zbulim i mrekullueshëm u gjet në vitin 2014 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Krefeld – afër Dusseldorfit në Gjermani, por ka fituar popullaritet pasi një video u vendos së fundmi në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat